Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të publikohet edhe një libër i plotë i Historisë së Shqiptarëve.
“Dua ta mbyll me një shprehje të albanologut Maximilian Lambertz, i cili thotë se “Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur shqiptarët të lejohet të shkruajnë historinë e tyre”. U bënë shumë vite që nuk na pengon askush të shkruajmë historinë tonë. Por është dikush që nuk na lë ta shkruajmë, që jemi ne”, tha Rama në Kuvendin e Gjuhës Shqipe.
“Dhe në këtë përballje me vetveten, në radhë të parë po përpiqemi, siç bëmë me fjalorin, që të mbështesim Akademinë e Shkencave, për të shkruar librin e madh të Historisë së Shqiptarëve. Me sa jam informuar kanë thuajse mbaruar ato volumet jo problematike. Se deri te Mesjeta merremi vesh përgjithësisht, duke përjashtuar zëdhënësit e pellazgëve që janë një prurje më vete në këtë lëmë dhe që duke folur për pellazgët në fakt përpiqen të mbrojnë interesat e tyre. Por tani vjen dhe pjesa e vështirë, ose më e vështirë. Por nuk është përsëri puna ime, puna e qeverisë, të ndikojë se si do të dalë në librin e madh të historisë kjo pjesë tjetër e cila vjen e afrohet shumë pranë të gjallëve që janë ende sot fatmirësisht në jetë dhe janë aktivë”, shtoi kryeministri.
- Luis Figo nuk kursehet ndaj Gianni Infantinos: Duhet të largohet tani - 05/08/2026
- Protestuesit e kanë kthyer në personazh, “shpërthen” Manjani: Kush më shan, është i sharë nga mëngjesi deri në darkë - 05/08/2026
- Dy shqiptarë të RMV, non grata/ Leka: Kush shan Shqipërinë, nuk duhet lejuar në vend. Qarqe të huaja duan destabilitet - 05/08/2026