Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Të nderuar Këshilli i Evropës, të nderuar anëtarë të Asamblesë Parlamentare, ju jam shumë mirënjohjes për mundësinë që t’ju drejtohem për një çështje të drejtësisë.
Unë përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu për të folur kryesisht për Shqipërinë, edhe pse çështja lidhjet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.
Ajo që kam për të thënë lidhet me çështjen e marrëdhënies së një vendi me të shkuarën e vet, lidhet me marrëdhëniet që një vend duhet të ketë në rajon.
Kosova nuk ka ngjashmëri me Krimenë, edhe pse ka një fare ngjashmërie me Ukrainën, tha Rama nga foltorja në Strasburg. Ndërsa u kërkoi homologëve dhe kolegëve të tij që të t’i mësojnë atyre që ende nuk e dinë se emri i Kosovës, shkruhet Kosova jo Kosovë, Republika e Kosovës.
Në këtë mënyrë Rama u bëri thirrje vendeve që nuk njohin Kosovën, ta njohin atë, pasi Kosova është një shtet sovran dhe i lirë.
“Të tjerët vendosnin për ne, ata na mbajtën të kyçur larg Europës. Vetëm 3 dekada më parë patëm mundësinë të ndryshonim rrjedhën e fatit tonë. Shqiptarët në tërësi nuk m und të përfytyrojnë ashkë se sa të ndajnë rrugëtimin e BE-së. Duhet rivënë në vend besimi në institucionet ndërkombëtare. Në këto 3 dekada të gjata nëse kemi mësuar diçka është se demokracia është gjithnjë një proces në ndërtim. Në ballkan ne jemi të vetëdijshëm. BALLKANI I Hapur është përpjekjeje për të realizuar së brendshmi aspiratat dhe objektivat. Është e pakuptimtë tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës.
Ballkani model i bashkëjetesës paqësore dhe jo fuqi baruti. E shkuara nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra. Përse ka rëndësi për të gjithë, ka kombe në historinë e botës që jetojnë gjithë jetës së tyre duke mbrojtur lirinë e tyre. Nuk ka asnjë paralele midis Kosovës dhe Krimesë dhe pse ka një të tillë mes Kosovës dhe Ukrainës. A nuk do të ishte mrekulli që ju këtu ti mësonit të tjerët që të mësojnë të shkruajnë saktë emrin e Kosovës, jo Kosovo por Kosova , Republika e Kosovës”, tha Rama,