Pesë shpërthime u dëgjuan mëngjeisn e kësaj të mërkure në qytetin e Kherson, njoftuan mediat ruse ndërsa shtuan se sipas informacioneve jozyrtare sistemet e mbrojtjes ajrore janë nisur.
Presidenti Biden, gjatë një interviste theksoi se nuk është i gatshëm për një dialog me Putin në G20 por do të konsideronte nëse lideri rus, do të negocionte për një tjetër tematikë, lirimin e Brittnery Griner, amerikania e cila është burgosur në Rusi.
“Varet nga ajo që ai dëshiron të diskutojë,” tha Biden duke nënkuptuar një përballje me të muajin e ardhshëm në Indonezi.
“Nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të më thoshte se donte të fliste për Grinerin, unë do ta takoja. Kjo varet. Unë nuk kam ndërmend të negocioj dhe askush nuk është gati të negociojë, me Rusinë për Ukrainën, për të mbajtur një pjesë të Ukrainë. Pra, do të varej konkretisht se çfarë dëshiron të diskutojë”, shpjegoi presidenti amerikan në një intervistë për CNN.
Griner, një kampione botërore dhe olimpike në basketboll, u arrestua në shkurt, vetëm disa ditë para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në një aeroport të Moskës për mbajtjen e vajit të kanabisit në valixhen e saj.