Anëtarët e Bashkimit Evropian, po hartojnë me nguti planin për reduktimin e konsumit të energjisë për shkak të frikës nga mungesat që kërcënojnë në dimër.
Rezervat e gazit në BE aktualisht janë plot 71 për qind, rreth 9 për qind më pak sesa objektivi i vendosur nga BE-ja në fillim të kësaj vere.
Vendet anëtare janë zotuar të reduktojnë kërkesat e tyre për gaz me 15 për qind deri në mars, si pjesë e masave preventive. Aksionet nuk janë të njëjta në të gjitha vendet e BE-së.
Në Gjermani, ndalesa për gazin rus do të godiste rëndë industrinë dhe do të ndikonte në aftësinë e njerëzve për t’u ngrohur në shtëpitë e tyre.