I ftuar ditën e sotme në “ Zona Zero” ka qenë ish-ministri i Mbrojtjes Sandër Lleshaj.
Në studio së bashku me gazetarin Thimi Samarxhiu, Lleshaj ka folur për sulmet kibernetike dhe kërcënimin që ka vendi jonë nga hakerat e huaj.
Në fjalën e tij ndër të tjera Lleshaj ka treguar se Irani ka tentuar ta sulmoj edhe fizikisht Shqipërinë por pasi ka parë se nuk e ka arritur dot këtë, ka kryer sulmin kibernetik.
“Ata e kanë bërë tentatiën edhe në rrugë fizike. Po kjo pamundësi i ka bërë që ta bëjnë sulmin në rrugë kibernetike.”- tha Lleshaj në studio