11.5 C
Tirana
12 / 03 / 2026

Scholz dhe Biden dënojnë kërcënimet e Kremlinit: Mobilizimi i pjesshëm, papërgjegjshmëri!

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë dënuar kërcënimet e fundit bërthamore të Kremlinit. Liderët janë shprehur njëzëri se kërcënimet e Rusisë janë të papërgjegjshme dhe se mobilizimi i pjesshëm është një gabim serioz.

Mediat e huaja shkruajnë se Scholz dhe Biden kanë zhvilluar një bisedë telefonike që ka zgjatur rreth një orë. Në fokus të bisedës ishte situata në Ukrainë, tregjet e energjisë dhe përmirësimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Sipas raportimeve, Biden dhe Scholz gjithashtu diskutuan presionin e sanksioneve ndaj Rusisë, ndihmën për Ukrainën dhe situatën në tregjet e energjisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x