Jamarbër dhe Argita Malltezi ishin pronarë të një apartamenti në rrugën Lidhja e Prizrenit, apartament të cilin në vitin 2008 ia shesin Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht i dënuar për korrupsion, pas skandalit seksual në zyrën e tij në Bashki.
Kontrata e shitjes së pasurisë është lidhur më datë 26 shkurt 2008, kundrejt çmimit prej 129,800 eurosh, ku çmimi për metër katror është afërsisht 1139.89 euro.
Çifti Malltezi i shet po ashtu Gjicit edhe shtesën e apartamentit, e cila ka hyrje më vete, me sipërfaqe prej 72 metër katrorë, në proces legalizimi.
Konstatohet se shtetasja Argita Malltezi, pavarësisht se rezulton të ketë shitur apartamentin dhe shtesën në vitin 2008, ka vijuar të deklarojë përfitim qiraje për pasuri të ndodhura në rrugën Lidhja e Prizrenit.
Referuar dosjes hetimore të SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, rezulton se në këtë rast vajza e kryeministrit, njëherazi bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, ka deklaruar të dhëna nga qiratë për këto pasuri për të paktën 3 vite me radhë.
Në dosjen e SPAK, rezulton se Argita Malltezi, në deklaratën periodike vjetore, deklaron të ardhura për vitet 2008, 2010, 2011 nga qiraja e apartamentit në rrugën Lidhja e Prizrenit, në vlerën e 1170 euro në muaj.
Shitjen e pasurisë apartament, sipas SPAK, Argita Malltezi e deklaron vetëm në vitin 2012. (VNA.al)
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024