Kategoria Superiore ashtu siç edhe pritej, edhe këtë sezon eshtë në një greminë, duke mos pasur asnjë rritje nga edicioni i shkuar, madje niveli i shfaqur në këto tre javë eshtë dhe më i keq se i vjetshmi.
Tifozët thuaje i kanë braktisur shkallët e stadiumeve për shkak se emocionet e një ndeshje janë shuar, duke qene së FSHF vijoi me aplikimin e një skeme skandaloze që zhvelrëson çdo rezultat, duke i larguar tifozet si nga shkallët e stadiumit por dhe duke i hequr kënaqsinë që ti ndjekin ndeshjet e Superiores përmes ekranit.
Pavarsisht këtij realiteti, kreu i FSHF Armand Duka së bashku me Koço Kokëdhimën që i dha edhe këtë vit emrin e Kategorisë Superiore pasi asnjë kompani nuk shfaqi interes, kanë organizuar një ceremoni festive për bashkëpunimin e tyre.
Të buzëqeshur krah njëri-tjetrit ata kane folur me superlativa për gjendjen ku ndodhet futbolli shqiptar, madje kanë premtuar se do e çojnë në nivele akoma dhe më të larta.
Kaq majfton për të kuptuar se në dorën e kujt ka mbetur futbolli në vendin tonë dhe shpresat që ai të përmirësohet janë thuajse zero. (TemA)
- “Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë - 20/10/2026
- Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet! - 20/10/2026
- Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit? - 20/10/2026