Socialistët po marrin kohë për të hartuar amendimet për ligjin e Dekriminalizimit dhe atë të partive politike.
Fillimi i Shtatorit u premtua se do të ishte periudha kur ata do të depozitonin ndryshimet në këto dy ligje, ndërkohë që kanë depozituar disa nisma të tjera për këtë çështje, jo vetëm për të bërë transparencë për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, por dhe për të ndaluar përfshirjen ose qëndrimin e tyre në politikë.
Por kryetarja e Komisionit të Ligjeve shpjegon se sa e rëndësishme është për shumicën që të sjellë në Kuvend një produkt të pakontestueshëm.
“Ne thjesht do të jemi të kujdesshëm që të ruajmë standartet, por nuk është e thënë që është e prerë me thikë ndalimi, ka vende që e ndalojnë në mënyrë kategorike, ka vende të cilat i japin një periudhë të caktuar kohore. Gjithë shqetësimi ynë është që ne të bëjmë një propozim i cili t’i kalojë edhe filtrat kushtetues edhe filtrat e Strasburgu, pra nuk ka kthim prapa.“, informon TV Klan!