Caktimi i masave të sigurisë tejet të ashpra si dhe moszbatimi i dënimeve të formës së prerë ka bërë burgjet të mbipopullohen. Kryetari i Dhomës Rajonale të Avokatisë në Korçë Arben Lena thotë se më problematike situata paraqitet në sektorin e paraburgimit, duke çuar kjo, edhe në shkelje të të drejtave të të paraburgosurve.
Ai shpjegon se janë një sërë faktorësh që ndikojnë në mbipopullimin e këtyre Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku ndër më kryesorja është caktimi i masave të sigurisë tejet të ashpra dhe moszbatimi i masave alternative të dënimit.
Për të shmangur këtë mbingarkesë, Lena shpjegon se të burgosurit, janë çuar edhe drejt institucioneve në qytete të tjera.
Më tej, Kryetari i Dhomës Rajonale të avokatisë në Korçë shton se zgjidhja përfundimtare për këtë problem, është ndërmarrja e një Amnistie për të burgosurit.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se aktualisht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Drenovë, vuajnë dënimin rreth 380 të burgosur.