Armando Broja është ende në kërkim të një klubi të ri, pasi e ardhmja e tij nuk shihet më te Chelsea.
Interesi për sulmuesin e Kombëtares shqiptare është tepër i lartë, teksa së fundmi dhe një emër i njohur i futbollit botëror e do në skuadër 22-vjeçarin.
Sipas “Tuttosport”, Juventusi e ka në listë Brojën për sezonin e ri, teksa tashmë ka nisur dhe kontaktet e para me Chelsea-n.
Prestigjiozja italiane thekson se Broja është emri i parë për të zëvendësuar sulmuesin polak, Milik, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Thiago Motta.
“Zonja e Vjetër” e kërkon Brojën në formën e huazimit për vetëm një sezon, teksa Chelsea e ka treguar hapur se kërkon ta shesë shqiptarin.
Gjithsesi ka ende kohë deri në përfundim të merkatos, me Brojën dhe Chelsea-n që duket se janë duke studiuar dhe ofertat e tjera.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026