Sonte në mbrëmje zhvillohen ndeshjet e treta dhe të fundit në Grupin B, aty ku pjesë është edhe Shqipëria, e cila sonte përballet me “kokën” e grupit, Spanjën.
“Kuqezinjtë” do të tentojnë gjithçka për të dalë me pikë nga kjo ndeshje, për të shpresuar më pas për kalimin e grupit si nga të tretat më të mira.
Pritet që Spanja në këtë ndeshje të kryej një rotacion dukeqenëse e ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup, por nuk përjashtohet që disa prej titullarë të jenë në fushë e disa të tjerë të futen si zëvendësues.
Sipas prestigjiozes gjermane “Bild”, ylli Lamine Yemal nuk mund të aktivizohet sonte ndaj Shqipërisë, në të kundërt federata rrezikon të gjobitet, kjo për shkak të ligjit për të miturit, të cilët nuk mund të punojnë pas orës 23 me orën lokale.
Edhe pse ndeshja përfundon në 23, për 16-vjeçarin përfshihen edhe aktivitet pas ndeshjes, sic janë prononcimet për mediat, apo çështje të tjera.
Ky rast prek vetëm kombëtaren spanjolle, pasi kombëtaret e tjera nuk kanë asnjë futbollist nën moshën 18 vjec.
Sidoqoft, gjoba që ligji gjerman parashikon për një shkelje të tillë është vetëm 30 mijë euro.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026