15.5 C
Tirana
20 / 09 / 2024

Ndahet nga jeta ikona e Partizanit, Sulejman Maliqati

Është ndarë nga jeta, në moshën 94-vjeçare, Sulejman Maliqati. Legjenda shqiptare e futbollit, vuante prej pak ditësh, pas një rrëzimi që i solli probleme të mëdha.

Maliqati, njihet nga të gjithë me pseudonimin “Macja e zezë”, heroi i Lajpcigut, mbrojtësi i sigurt i portës së Partizanit dhe të kombëtares shqiptare në periudhën 1950-1964.

Dy vite më parë, Maliqati u nderua nga Presidenti Meta me titullin e lartë “Nderi i kombit”, ndërkohë që për kontributin e dhënë ndër vite në sportin e futbollit portieri legjendar është nderuar edhe me titullin “Qytetar nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i merituar i sportit”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x