Ukraina do t’i bashkohet Spanjës dhe Portugalisë në një përpjekje të përbashkët për të pritur Kupën e Botës 2030, njoftuan sot federatat spanjolle dhe portugeze.
“Të dyja shoqatat i komunikuan planet e tyre organit qeverisës evropian UEFA, i cili i shprehu menjëherë mbështetjen e tij”, thuhet në deklaratë.
“Përpjekja e përbashkët synon të përdorë futbollin si një mënyrë për të kontribuar në rindërtimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratë, duke mos përmendur drejtpërdrejt luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Ne komisionin e “Kupës së Botës 2030” do të përfshihen zyrtarë nga Ukraina duke përmbushur të gjitha afatet për t’ia paraqitur propozimin organit qeverisës të futbollit FIFA”, sipas deklaratës.