Pas mbrëmjes së kaluar ku Champions League dhuroi emocione të mëdha, e njëjta gjë pritet edhe sot.
Vëmendja më e madhe është në Londër, ku Chelsea luan ndaj Milanit. Si blutë, ashtu edhe kuqezinjtë, kanë detyrim pikët.
Sa i takon Armando Brojës, trajneri i Chelseat, Graham Potter ka vendosur që ta lërë në stol.
Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Fofana, Thiago Silva, Koulibaly; James, Loftus-Cheek, Kovacic, Chilwell; Mount, Sterling; Aubameyang.
Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Toure; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud.