Partia Demokratike do të dorëzojë nesër paradite në Kuvend, projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale, së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki.
Dorëzimi do të bëhet nga deputetët demokratë, të cilët janë pjesë e Komisionit të Reformës Territoriale.
Pas dorëzimit të projektligjit, bashkëkryetarja e Komisionit te Reformës Territoriale, Dhurata Çupi do të ketë komunikim me median..
Ekspertët e opozitës, kanë prezantuar raportin final, ku kërkojnë shtimin me 33 bashki, pra 94 bashki në total, nga 61 që janë aktualisht. Ata kanë kërkuan gjithashtu, ndarje në 3 ose 6 rajone.