Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi dje në kuadër të vdekjes së shkrimtarit të shquar Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko) një takim përkujtimor për të nderuar figurën dhe punën e tij madhorë në lëmin e letrave shqipe.
Në këtë takim morën pjesë të familjarë, miq të Kutelit, njerëz të letrave si dhe lexues të autorit Kuteli apo studiues të ndryshëm.
Fjalën e rastit në takim e mbajtën studiuesi Behar Gjoka, prof. Kastriot Gjika si dhe djali i tij, Pandeli Pasko.
Mitrush Kuteli dallohet jo vetëm për gjuhën dhe stilin e tij në shkrimet prozaike, por edhe si një intelektual i cili punoi fort për t’i dhënë historisë së letërsisë shqipe jo vetëm Kutelin por edhe figura të tjera si Lasgushi apo Noli.
Një prozator i hollë dhe një stilist i fjalës së shkruar, Kuteli ka ndër tregimet e tij më të fashme ato për mitologjinë shqiptare (Tregime të moçme shqiptare)





- “Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata - 02/07/2026
- Gaz lotsjellës, ujë dhe zvarritje, Berisha për përplasjet në protestë: Dhunë shtazore e urdhëruar nga Rama - 02/07/2026
- “Mos u merrni”, komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale, Rama: Unë nuk zbres më në këtë “baltë” të algoritmit - 02/07/2026