Përpara 4 – 5 vjetësh me komedinë – sukses historik – Boeing Boeing, Teatri Shëtitës theu një tabu. U tha është komedi prandaj e mbushi sallën gjithë javën. Teatri Shëtitës “Çajupi” e përsëriti suksesin e gjithë javës me sallë plot edhe me komedinë tjetër të suksesshme “Një dasmë e hatashme”. Madje salla mbushej edhe ditët e big brother që kishte monopolin e mbrëmjeve. Këtë rradhë mrekullinë e bëri publiku i kryeqytetit i cili e mbushi sallën të hënë, të martë, të mërkurë, me tragjedinë “Elektra”. Ky sukses aspak i njohur deri më sot në historinë e shfaqjeve të Teatrit Shqiptar, është një triumf. Edhe njëherë u konfirmua fuqia e madhe që ka Teatri, sepse Teatri nxit forca të panjohura shpirtërore dhe forca shpirtërore krijuese si dhe ajo fizike rritet si rezultat i goditjeve dhe kundër goditjeve. Duartrokitjet e publikut i perceptuam si tingulli i ëmbël i një kambanë. Ka dritë në fund të tunelit… Teatri po rishndërrohet në nevojë. Ka dritë…
rroftëteatri.
Javën tjetër përsëri “ELEKTRA”, të hënë, të martë, të mërkurë, në datat 19 – 20 – 21 Shkurt
- Rama tregon ndryshimet në Kodin Penal: Nën 5 vite s’ka arrest me burg, telefonat e të akuzuarve do hapen vetëm me vendim gjykate - 30/09/2026
- Takimi me Ambasadorin e ri të SHBA-së, ministri Hoxha: Forcim i partneritetit strategjik, zgjerim i mundësive në ekonomi dhe investime - 30/09/2026
- Hetimet për Vlora Hysenin/ Çuçi paralajmëron një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Pasi të përfundojë auditimi në SHISH - 30/09/2026