Sopranoja shqiptare e mirënjohur në mbarë botën, Ermonela Jaho ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “OPER”, revista e famshme për dedikimin ndaj operas.
Në këtë ceremoni, Ermonela Jaho është nderuar me çmimin “këngëtarja më e mirë femër”, duke shtuar kështu një tjetër trofe në ekspozitorin e saj.
Çmimi “këngëtarja më e mirë femër”, iu dhurua sopranos me origjinë shqiptare për performancën e saj të jashtëzakonshme në Zyrih në vitin 2023, për rolin e Magda në La Rondine.

“Do doja të shprehja me fjalë mirënjohjen dhe çfarë do të thotë kjo arritje për mua, por do të ishte e pamundur. Ndihem krenare për renditjen mes kandidatëve, e lëre më për fitimin si “Këngëtarja më e mirë për 2024-ën”. Faleminderit Oper! Çmime për këtë nder të madh”, ka shkruar Ermonela Jaho.
Më herët Ermonela ka fituar edhe çmimin “Artistja më e mirë e huaj” për vitin 2023, për interpretimin e saj në “Suor Angelica” në Barcelonë.

- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026