11.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Denaj merr zyrtarisht detyrën: Çojmë përpara vizionin për një bujqësi të fortë, drejt standardeve evropiane

Anila Denaj ka marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në takimin e organizuar me këtë rast në ambientet e MBZHR-së, ministrja Denaj u prit nga ish-ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe titullarët e institucioneve të varësisë e drejtues të tjerë.

Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të detyrës ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, Krifca vlerësoi punën e stafit të Ministrisë së Bujqësisë dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributeve të të gjithëve.

Ajo shprehu vlerësimet më të larta për ministren Denaj dhe njëherësh i uroi asaj suksese në detyrën e re, duke i dorëzuar edhe një dosje me arritjet, prioritetet dhe objektivat e ardhshme.

Anila Denaj, në detyrën e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falënderoi Krifcën për punën e bërë dhe shprehu angazhimin për vijimin e punës me prioritetet që ajo ka vendosur në detyrën e sapomarrë.

“Në prezantimin me stafin drejtues të këtij institucioni me Zv. Kryeministren Belinda Balluku, ku theksuam vijimin e punëve të mira të qeverisë shqiptare në shërbim të fermerëve, prodhuesve e të gjithë aktorëve në zinxhirin e vlerës agroushqimor”, u shpreh Denaj.

“Falenderime për punën e ministres Frida Krifca dhe te gjithe personelit të dedikuar, me të cilët do të çojmë përpara vizionin për një bujqësi të fortë, të qëndrueshme drejt standardeve evropiane”, tha Denaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x