Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale. Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv.
Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.
Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Ndërkohë një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve.
Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Atentati dështoi në rrethana të pa qarta deri më sot.
Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri. (Tema)
- Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama - 27/04/2026
- Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta - 27/04/2026
- Raporti i SPAK gjatë 2025, Braho në KLP, flet për korrupsionin: 6 procedime për zyrtarë të lartë. Janë bllokuar mbi 24 mln euro - 27/04/2026