Kursi i këmbimit të Euros këtë të enjte ka shënuar një rritje të fortë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye në vlerën e 104.87 lekëve.
Krahasuar me ditën e mërkurë këmbimi i euros ka pësuar një me 2.65 lekë ndërsa është rritur me 4.38 lekë krahasuar me të enjten e javës së kaluar.
Një javë më parë euro ra në pikiatë duke regjistruar dhe minimumin historik prej 100.49 lekëve.
Ndërsa rritje ka pësuar dhe dollari amerikan që u këmbye me 94.23 lekë, duke prekur nivelin më të lartë në dy javët e fundit.
Gjithashtu dhe paundi nritanik u rrit, me 122.29 lekëve, duke arritur dhe vlerën më të lartë në më shumë se dy javë.
Rënia e euros javët e fundit është kthyer një fenomen shqetësues, për qytetarët, bizneset e sidomos te turizimi.
Zhvlerësimi i Euros goditi dhe bizneset eksportuese si dhe ato subjekte që marrin të ardhura në valutë dhe kryejnë shpenzime në lekë.
Bizneset kanë kërkuar ndihmë nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria, ndërsa ekspertët kanë bërë dhe propozimet e tyre për zgjidhjen e kësaj situate, që mesa duket pritet të përmirësohet.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025