Sekretari për çështjet ligjore, Indrit Stefa tha në një deklaratë për mediat se sekretari i përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Ai i bëri thirrje demokratëve të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, ndërsa shtoi se çdo vonesë që dëmton këtë proces i shkon në ndihmë Ramës
“Sekretari i përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e këshillit kombëtar, këtë të drejtë e ka vetëm kryesia dhe kryetari i partisë. Në zgjedhjet e brendshme në parti, sekretari nuk ka asnjë kompetencë statutore. I ftoj demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit, si mënyrë e vetme për t’u përballur me Edi Ramën. Çdo vonesë që dëmton këtë proces është largim i vëmendjes për humbjen e radhës që Berisha koleksionoi sot në Rrogozhinë”,-tha Indrit Sefa.
Kujtojmë se deputetët e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja, paraqitën këtë të hënë një raport ku kanë bërë një vlerësim të legjimitetit të vendimeve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Sipas hulimtimeve të kryera, 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, nga 459 gjithsej, janë kundër zgjedhjeve të 29 korrikut për kreun e ri të PD.
Në këto kushte, deputetët e PD, kërkojnë nga Sekretari i Përgjithshëm, që Këshilli Kombëtar i PD të mos ndërmarrë veprime të njëanshme që përçajnë akoma më shumë partinë Demokratike.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026