9.5 C
Tirana
24 / 04 / 2026

Tre deputetë socialistë abstenuan për legalizimin e kanabisit mjekësor

Kuvendi i Shqipërisë me 69 pro, 23 kundër dhe 3 abstenim, miraton ligjin që i hap rrugë kultivimit dhe përpunimit të kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij, për qëllime mjekësore dhe industrial.

Votimi u bë në fund të një seancë plenare maratonë, e cila nisi në orën 10:00 e që përfundoi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, duke i dhënë fund edhe sesionit parlamentar.

Tre deputetë të maxhorancës kanë abstenuar gjatë votimit të projektligjit për legalizimin e kanabisit mjekësor. Ata janë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe. Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në Komisionin e Ligjeve kur kaloi projektligji me 13 vota pro.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x