17.5 C
Tirana
25 / 04 / 2026

Goditi me grusht Berishën/ Gjykata pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, do të shtrohet në psikiatri

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2023, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjithashtu gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.

Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut  dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm, informon gazetarja e Repor TV, Keti Banushi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x