21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Mbyllet korridori për “bukën e botës”, Rusia nuk zgjat marrëveshjen për eksportimin e grurit ukrainas

Korridori për “bukën e botës” nuk është më i lirë. Rusia njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për eksportimin e grurit nga ana e Ukrainës përmes Detit të Zi.

Ujdia e arritur me ndërmjetësimin e Turqisë në korrik të vitit të kaluar, skadon gjatë ditës së sotme.

“Fatkeqësisht, pjesa që prek Rusinë në marrëveshjen për Detin e Zi nuk është zbatuar deri më tani. Prandaj ujdia ka përfunduar. Sapo pjesa për Rusinë të përmbushet, ne do t’i kthehemi menjëherë zbatimit të saj”, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Marrëveshja, në pjesën më të madhe të saj mundësonte që Ukraina të eksportojë grurë në portet e saj dhe lundrim të sigurt përmes Detit të Zi për në ngushticën e Bosforit.

Por në të njëjtën kohë, lejonte edhe që Rusia të eksportonte disa mallra, por që janë bllokuar nga sanksionet perëndimor. Ministria e Jashtme ruse sqaroi se OKB është njoftuar për kushtet e vendosura për rikthimin në jetë të marrëveshjes për grurin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x