20.5 C
Tirana
11 / 04 / 2026

Agron Duka për rezultatin e zgjedhjeve: “Mirënjohje të thellë ndaj çdo votuesi”

Agron Duka nëpërmjet një statusi në facebook ka bërë një falenderim për votuesit të cilët i kanë qendruar besnik në këto zgjedhje duke e votëbesuar partinë Agrare Ambientaliste me 5 mandate.

Shkrimi i plotë:

“Jam shumë mirënjohës ndaj strukturave të Partisë Agrare Ambientaliste, të cilat në garën e parë që patëm mundësi të zhvillojmë, na dhanë forcën për të qenë një faktor përcaktues për zhvillimet politike në vend.

Mirënjohje të thellë edhe ndaj çdo votuesi që pa ta ne partinë politike që të përfaqësojmë cështje që janë në zemër të zhvillimit rural nuk do kishin aspak kuptim.

Sipas kësaj analize, forca jonë përkthehet në dy mandate në qarqe si Durrësi dhe Korça, , ndërsa në një sistem proporcional kombëtar, forca që na dhanë qytetarët do të përkthehej në 5 mandate.

Ne jemi të vetëdijshëm se puna që na pret është shumë e madhe dhe e vështirë, por gjykoj se Partia Agrare Ambientaliste ka kapacietin për të fituar një mbështetje edhe më të gjerë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Jam i bindur që në kontekstin aktual dhe me zhvillimet e pritshme politike, do të krijojnë kushtet që gara e ndershme, e çliruar nga hijet e politikanëve që kanë çimentuar marrëdhëniet e errëta me krimin.

Analizë/ Projeksioni sipas votave të “14 majit”, ja sa mandate deputetësh merr Rama, Berisha-Meta dhe PD në zgjedhjet parlamentare të 2025, surprizat me Tom Doshin e Agron Dukën dhe “lajmet e këqija” për Arlind Qorin dhe Endri Shabanin

Ne duhet të jemi gati të mbledhim rreth nesh të gjithë ata që për vite kanë jetuar nën trysninë dhe shantazhin e një politike të pandershme, duke iu ofruar mundësinë të jenë të lirë në zgjedhje dhe në zhvillimin e karrierave të tyre.

Kjo mbështetje na nxit dhe inkurajon të ecim me besim përpara, për të qënë një aternativë për të gjithë ata qytetarë që kërkojnë një qasje politike të përqëndruar të një politikë më afër interesave të tyre, një politikë jo konfliktuale, një politikë që jep zgjidhje konkrete për cështjet që ne si Partia Agrare Ambientaliste kemi përgjegjësinë, ekspertizën dhe përvojën që mbrojmë dhe përfaqësojmë.”











Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x