20.5 C
Tirana
11 / 04 / 2026

Rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, reagon Kurti: “Po tentohet destabilizimi”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur rrëmbimin e policëve si një hakmarrje të Serbisë për arrestimin e djeshëm të Millun Millenkoviç, një person me precedentë kriminalë. Ai tha se rrëmbimi i policëve të Kosovës ka ndodhur 300 metra në territori ne Kosovës. Ai tha se hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës është agresion dhe përpjekje për përshkallëzim të situatës.

Reagimi i Kurtit:

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

banner facebok

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x