6.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Shtohen turistët në Durrës/ Përfaqësues të agjencive turistike: Nuk jemi akoma gati për fluks të tillë

Turistët e huaj po shtohen ditë pas dite dhe qyteti i Durrësit tashmë ngjan me një qytet ku fliten gjuhë të shumta. Qendra e qytetit dhe zona përreth amfiteatrit antik është zona më e populluar për momentin, ku në rrugicat përreth tij sheh turistë gjatë gjithë ditës.

Rritja e numrit të turistëve të huaj është dicka që pranohet nga agjencitë turistike, të cilët merren me sjelljen e turistëve nga vende të ndryshme të botës me destinacion qytete të ndryshme të vendit tonë.

Arjana Isaku, përfaqëssuese e një agjencie që gjendet në Durrës shprehet se këtë vit janë të shumtë turistët që vijnë nga Spanja, Gjermania, Polonia dhe vende të tjera të lindjes, por risia e këtij viti është ardhja e grupit të parë me turistë nga Kina.
Nga ana tjetër, shumë shqiptarë kanë prenotuar për ti kaluar pushimet e tyre jashtë, ndërsa destinacioni i preferuar vazhdon të jetë Turqia.

banner tiktok


Duke bërë një krahasim midis shtetasve të huaj që vijnë në vendin tonë për turizëm dhe shqiptarëve që ikin jashtë për pushime, Isaku shprehet se dominojnë shtetasit e huaj dhe kjo ka disa arsye.
Përveç numrave në rritje nga viti në vit të turistëve të huaj, përfaqësues të agjencive turistike shprehen se industria e turizmit në vendin tonë akoma nuk është gati që të përballet me një bum të tillë turistik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x