Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ekonomisten Milena Derajt, e akuzuar për mashtrim.
Kjo e fundit akuzohet se iu ka marrë një shumë të madhe parash, prej 340 mijë eurosh familjes Ferracaku, me pretendimin se do i ndihmone në një proces gjyqësor.
E arrestuara ka dorëzuar një deklaratë të noterizuar, ku pranon borxhin ndaj familjes Ferracaku.
“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Këtë shume unë ia kam marrë në premtim të zgjidhjes së një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishte i përfshirë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kam kontaktuar dy avokatë të suksesshëm për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gjatë zhvillimit të hetimeve/ procesit njëri nga avokatët është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.
Pasi është tërhequr Avokati i parë, unë i kam kthyer Z. Abedin Ferracaku shumën prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Këtë shumë ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, në automjetin e tij Volkswagen Polo.
Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z. Abedin Ferracaku në shumat 25,000 Euro/ muaj (njëzetë e pesë mijë Euro në muaj), para të cilat i janë paguar në Tiranë.
Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prej 200,000 Euro (dyqind mijë Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzetë e pesë mijë Euro), shumë të cilën e kam deklaruar edhe një herë tjetër me Deklaratë Noteriale para Noter Arian Merkuri, në prani të shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracaku, të cilin unë nuk mund ta takoj sepse është ne kërkim.”– thuhet në deklaratën e Derajt.
Ekonomistja Deraj, mashtroi shtetasit Abedin, Hasan dhe Shyqyri Ferracaku duke iu marrë shumën 340 mijë euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që këta shtetas kishin lidhur me masakrën e Velipojës, të ndodhur në qershor të 2021, ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë u plagosën.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026