8.5 C
Tirana
08 / 04 / 2026

Papa Françesku me urgjencë në spital për një ndërhyrje kirurgjikale

Papa Françesku është shtruar në poliklinikën Gemelli në Romë ku shkoi të martën për disa ekzaminime mjekësore.

Sot, sipas raportimeve, ai pritet që t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të problemeve me zorrët.

Sipas gazetës italiane Il Fatto Quotidiano, operacioni është cilësuar urgjent dhe për këtë arsye Ati i Shenjtë do duhet që të qëndrojë i shtruar për disa ditë.

Kujtojmë se në 2021, Ati i Shenjtë operoi zorrën e trashë. Sipas mediave italiane, ditën e djeshme Papës iu bë një skaner dhe rezultatet alarmuan mjekët të cilët vendosën që ta fusin në sallën e operimit.

Kjo është hera e tretë që Françesku shtrohet spital pas 2021, kur ai qëndroi i shtruar për 10 ditë dhe në mars të 2023 kur për shkak të bronkitit qëndroi në spital tre ditë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x