Pamjet më poshtë tregojnë sherrin mes demokratëve pasi një grup deputetësh braktisën mbledhjen e Kryesisë ku do të diskutonin për kryetarin e ri të PD-së.
Në videon e siguruar dëgjohet teksa demokratët debatojnë, ndërsa bëhet fjalë për mbështetës të Bashës, që janë kundër deputetëve që u shprehën kundër zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.
“Po na torturoni. T’ju vijë turp për këtë gjë. Turp t’ju vijë. Po talleni me ne. Burgun e kam ngrënë unë, ju keni ndenjur brenda (në zyrë)”, dëgjohet nga sherri mes demokratëve në orët e vona të natës, ku nuk munguan as kërcënimet.
Në pamje duket deputeti i Korçës, Bledion Nallbati që kryqëzohet nga demokratët të cilët prisnin në dyert e selisë së re të PD.
Kujtojmë se Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Dhurata Çupi janë deputetët që u larguan nga mbledhja.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026