30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Ndërkohë maturantëve u mbeten dhe 2 provime të tjera për të kryer, ai i Matematikës që do të zhvillohet më datë 13 qershor dhe provimi i katërt i lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet më 19 qershor.
Një ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi u përpoq të qetësojë maturantët dhe prindërit, duke folur për masa të shtuara për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa mohoi që dalja e tezës në provimin e parë të ketë cenuar Maturën Shtetërore.
Më 1 qershor nxënësit e gjimnazeve iu nënshtruan provimit të Gjuhës së Huaj.
Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026