Avokati i ish- kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili, ka dhënë mbrëmjen e sotme një deklaratë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Sipas tij akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme, ndërsa tha se Prokuroria e Posaçme e ka lënë atë në arrest me burg.
“Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinand Xhaferri.
Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, tha ai.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026