Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranë KQZ-së vendosi e shumicë votash për rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme të kutisë së burgut të Rrogozhinës.
KAS konfirmoi rezultatin pas rinumërimit të votave një ditë më parë kur Edison Memolla i Partisë Socialiste rezultoi me 5129 vota përkundrejt 5108 vota të Shkëlqim Hoxhës të ‘Bashkë Fitojmë’.
‘Bashkë Fitojmë’ kërkoi heqjen nga tabela përfundimtare të rezultatit të burgut në Rrogozhinë me pretendimin se kanë parregullsi dhe se banorët e burgut janë të përkohshëm dhe jo rezident të qytetit.
Ndërsa PS kundërshtoi se kështu privoheshin të burgosurit nga e drejta e votës. Vendimin e SPAK BF ka të drejtë ta ankimojë në Kolegj Zgjedhor.