23.6 C
Tirana
27 / 07 / 2026

“Punonjësit e administratës po futen në burg”/ Deklarata e fortë e avokatit: Më vijnë në zyrë dhe ankohen se…!!

“Pas 14 majit shumë punonjës të administratës dhe punonjës të rëndësishëm nga Energjetika, Ekonomia, Ministria e Shëndetësisë, po më vijnë në zyrë, duan të shpëtojnë nga administrata”-ishte kjo deklarata e fortë e avokatit Saimir Vishaj në Top Story.

Nisur nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Shëndetësisë Joana Duro, Vishaj tha se frika e ndëshkimit ka trokitur dhe punonjësit e administratës duan të largohen nga puna pasi urdhërohen nga eprorët për të firmosur, firmë e cila mund t’i çojë në burg.

Pas 14 majit shumë punonjës të administratës dhe punonjës të rëndësishëm nga Energjetika, Ekonomia, Ministria e Shëndetësisë, po më vijnë në zyrë, duan të shpëtojnë nga administrata. Frik e ndëshkimit ka trokitur. Ata kanë një problem, janë futur me vullnetin e lirë, dhe nuk po ikin dot. Një orë e më parë thonë na urdhërojnë shefat të firmosim dhe një ditë do jemi në SPAK. Me dhjetëra duan të shpëtojnë njëherë e mirë nga administratë sepse eprorët i detyrojnë duke i deleguar firmën, sipërfaqe toke p.sh bregdeti po nuk u delegua nga lart nuk vepron ai i Kadastrës nga poshtë. Duan njerëzit e administratës të shpëtojnë një orë e më parë nesër se janë të sigurt që do shkojnë nesër pas hekurave.Drejtuesit e tyre do thonë s’kisha dijeni, firmosi specialisti. Kjo është formë e piramidës që është ngritur në Shqipëri”-tha Vishaj.

Sipas avokatit Vishaj, SPAK ka minimizuar korrupsionin në vitet e fundit.

Unë them që nga 2016 po minimizohet. Nuk mund ta zhdukim dot korrupsionin. Po kalojmë në qasje tjetër, del ambasadorja pse u lirua ky, 100 kërkesa të nisura nga prokuroria. Korrupsioni nuk është vetëm ryshfeti ështe edhe mos dhënia e drejtësisë”- shtoi Vishaj./TCH

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x