21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Rreziku i zgjerimit të konfliktit/ Putin tërhiqet nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin për tërheqjen e plotë nga Traktati për Forcat e Armatosura në Europë (CFE). Dokumenti përkatës është postuar në faqen e qeverisë sot më 29 maj, shkruajnë mediat e huaja.

Traktati u nënshkrua më 19 nëntor 1990 nga vendet e NATO-s dhe vendet anëtare të Paktit të Varshavës. Traktati përfshinte kufizime në numrin e armëve konvencionale dhe armatimeve ushtarake për vendet që e nënshkruan atë. Gjithashtu u vendosën kufizime për tanket dhe mjetet e blinduara, artilerinë, avionët luftarakë dhe helikopterët.

Duke komentuar tërheqjen, e cila u miratua më herët nga deputetët rusë, sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se masa nuk do të kishte ndonjë “degëzim të drejtpërdrejtë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x