10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Rriten pensionet private, 3% e shqiptarëve shfrytëzojnë skemën që shton të ardhurat në pleqëri

Skema e pensioneve private po bëhet tërheqëse për qytetarët shqiptarë. Gjatë muajve të parë të këtij viti shumë persona kanë zgjedhur të kontribuojnë për të  qenë pjesë e skemës së pensioneve vullnetare private.

Edhe pse njihet pak si skemë dhe shumë njerëz stepen, gjatë periudhës janar-mars  totali i kontributeve ka arritur në vlerën 5.9 miliardë lekë ose 52.69 milionë euro. Nëse bëjmë një krahasim me fundin e vitit 2022 rritja e aseteve rezulton se ka pësuar një rritje me gati 5%.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private  në fund të marsit  ishte mbi 37 mijë persona.

Viti i kaluar  pati  gjithashtu një ecuri pozitive persa i përket personave që kanë kontribuar  në skemat e pensioneve private duke u shtuar me 5 mijë e 500 anëtarë.

Por pavarësisht kësaj tendence pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet. Aktualisht në këtë skemë janë  më pak se 3% e forcave të punës . lehtësojnë barrën e skemës publike.

Aktualisht Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka ndërmarr  disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skemë, ndërhyrjet synojnë  të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.

Skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë  por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Ndër të tjera paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit./abc

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x