18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Volkswagen shet të gjitha asetet e veta në Rusi për 125 milionë euro

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka përfunduar shitjen e aseteve të saj ruse, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Shitja e aksioneve në grupin rus Volkswagen, përfshirë filialet, ka përfunduar, shtohet në deklaratë, transmeton RIA Novosti. U shit edhe fabrika e makinave në qytetin e Kaluga.

Agjencia Interfax njoftoi të martën se Volkswagen ka marrë miratimin e autoriteteve në Moskë për t’i shitur asetet e saj në Rusi për 125 milionë euro kompanisë ruse Avilon. Prodhuesi gjerman i makinave ka qenë aktiv në Rusi për një kohë të gjatë dhe hapi një fabrikë në Kaluga në 2007.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x