Liderët e partive kryesore politike në Greqi po zhvillojnë një betejë mesazhesh në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok. Fushata elektorale për zgjedhjet e së Dielës është 1 ditë larg mbylljes dhe Qirjakos Micotaqis e Aleksis Cipras po përpiqen t’u fitojnë zemrat të rinjve, duke u shtuar praninë në aplikacionet më të preferuara të tyre.
Sondazhet tregojnë se të pavendosurit përbëjnë 10% të qytetarëve me të drejtë vote, ku një pjesë të rëndësishme e zënë të rinjtë. Mediat greke shkruajnë se gjenerata e re është ajo më e pakënaqura pasi nuk ka përjetuar, veçse kriza, duke nisur nga ajo e bankave e vitit 2010 e deri tek pandemia dhe pasojat e luftës në Ukrainë.
Ata mund të përmbysin sondazhet, që kryesohen nga Demokracia e Re, e cila me një elektorat të tkurrur pas aksidentit tragjik hekurudhor të Marsit me 57 viktima parashikohet të mos e arrijë dot e vetme shumicën e nevojshme për të qeverisur, sikurse në legjislaturën që u mbyll muajin e kaluar. Diferenca mes Demokracisë së Re dhe Sirizës së vendit të dytë është rreth 6%, çka nuk përjashton mundësinë e surprizave, të Dielën.
- FËMIJËT E SHKOLLAVE TË PERIFERISË SË TIRANËS SHIJOJNË SHFAQJET TEATRORE TË TEATRIT SHËTITËS “ÇAJUPI” - 29/04/2026
- Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! - 27/04/2026
- “Nuk mund të bësh drama”, Rama i përgjigjet Spiropalit: Ose me ne ose kundra nesh! - 27/04/2026