Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Lajmi është konfirmuar për News24.
Përveç ish-kryeministrit Berisha, është planifikuar që të merret në pyetje si person që ka dijeni për procedurat dhe ish-ministri Arben Imami. Po ashtu në pyetje do merret dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë.
Sot, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pa praninë e një avokati, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për hetimet për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’. Mësohet se Fatmir Mediu, është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi ‘Partizani’.
Kjo lëvizje e SPAK vjen pas hetimeve që kanë indicie një padi të Taulant Ballës në vitin 2020.
- Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët - 13/10/2026
- Lajm i fundit/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) - 13/10/2026
- “Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces! - 13/10/2026