16.5 C
Tirana
08 / 05 / 2026

“SHBA tentoi të vriste Putin”/ Uashingtoni hedh poshtë pretendimet e Kremlinit: Qesharake!

Uashingtoni ka reaguar pas pretendimit të Kremlinit se SHBA qëndron pas një sulmi me dronë në Moskë.

“Natyrisht që është një pretendim qesharak”, – tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Moska ka pretenduar se dy drone u përpoqën të sulmonin Kremlinin dje si pjesë e një atentati kundër Vladimir Putin.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kremlini tha se Uashingtoni ishte “definitivisht” pas sulmit, duke përdorur Ukrainën si një kukull.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë lidhje me të. Ne as nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi këtu, por mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në të,” tha Kirby në CNN.

Zyrtari amerikan këmbënguli se SHBA nuk inkurajon apo i mundëson Ukrainës mjete që të godasë jashtë kufijve të saj dhe nuk miraton sulme ndaj krerëve të shteteve. Sakaq, edhe Ukraina ka mohuar se ishte e përfshirë në incident.

Kirby theksoi se ajo që tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është një gënjeshtër e “pastër dhe e thjeshtë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x