Zhvlerësimi i Euros ka arritur vlera minimale gjatë kësaj jave të Prillit. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro këmbehet me rreth 110.98 Lekë.
Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvlerësimi i Euros ka të bëjë dhe me paranë informale, por faktor kryesor sipas saj është turizmi.
Më të prekurit nga zhvlerësimi i Euros janë eksportuesit. Ibrahimaj tha se javën e ardhshme do ketë një takim me këtë sektor, ndërkohë që Ministria e Financave po e monitoron gjithë efektin që ka në ekonomi forcimi i Lekut ndaj Euros.
Rënia e Euros sjell përfitime për të gjithë ata qytetarë apo biznese që kanë kredi në Euro, por edhe për qeverinë pasi mund të shlyejë këstet e borxheve që ka me kosto më të ulët.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026