18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

5-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën me biçikletë, i ati akuzohet për vrasje

Një e moshuar në Milano ka humbur jetën pasi u përplas nga një fëmijë që po mësonte biçikletën.

Mediat në vend raportojnë se një djalë 5-vjeçar goditi aksidentalisht 87-vjeçaren ndërsa të dy ecnin me biçikletë në një park.

Pas përplasjes, e moshuara humbi ekuilibrin dhe goditi kokën pasi u rrëzua përtokë. Për pasojë ajo humbi jetën. Tashmë, i ati i fëmijës akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Sipas asaj që ai u tha hetuesve, ai ishte duke mësuar të birin të ngiste biçikletën pa rrota stërvitje.

Pak çaste pas nisjes së këtij “eksperimenti”, në trajektoren e vogëlushit përfunduan dy të moshuara që po ecnin, 87-vjeçarja dhe një mikeshë e saj.

Djali humbi kontrollin e biçikletës dhe, megjithëse me shpejtësi jo shumë të madhe goditi zonjën. Në atë kohë, pasojat e aksidentit nuk dukeshin të rënda dhe babai i djalit thuajse këmbënguli që të thirrej një ambulancë. Më pas, megjithatë, situata u përkeqësua.

Siç raporton Corriere della Sera, ajo që ndodhi “me ligj detyron prokurorinë e Milanos të vendosë përgjegjësi penale mbi babain (për sjellje të pahijshme) për vdekjen e zonjës së moshuar” që u përplas aksidentalisht nga fëmija.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x