5.5 C
Tirana
31 / 03 / 2026

Artan Hoxha: Më e rrezikshme është të flasësh për futbollin në këtë vend, sesa të merresh me krimin e organizuar

Nga Artan Hoxha

“Federata Shqiptare e Futbollit nuk po i mbron dot gjyqtarët e saj, që pasi u lodh duke i kërcënuar vetë, tani po ja kërcënojnë të tjerët me jetë, pasi i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Ndërsa presidenti i saj, është i zënë me projektet e mëdha të UEFA-s, Champions League, Euro Gjermani 2024, etj, si anëtar i Komitetit Ekzekutiv.

Media, ndërkohë është e ngazëllyer se, Duka do të paguhet 160 mijë euro në sezon nga UEFA, por e ka kyçur gojën prej kohësh, pse mbi 80% e klubeve të Superligës kanë muaj të tërë pa i paguar lojtarët e tyre…

Kam vite që denoncoj publikisht, se është më e rrezikshme të flasësh për futbollin në këtë vend, sesa të merresh me krimin e organizuar, por kolegëve të mi të sportit u dukej shaka…

Në këto kushte vendosa të hidhem një vrap nga Amerika Latine, të marr pak eksperiencë si i kanë zgjidhur hallet me gjyqtarët, këta të Federatës Kolumbiane të Futbollit dhe kartelët e narkotrafikut.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x