I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë ku dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ky takim po mbahet me dyer të mbyllura, teksa më herët u bë me dije se se qëllimi i kësaj vizite janë tre çështjet kryesore që pritet të diskutohen si zgjedhjet e 14 Majit, marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe sulmet kibernetike të Iranit.
Escobar në orën 17:00 të pasdites së sotme do të zhvillojë një takim edhe me presidentin Bajram Begaj. Ndërkohë, nesër do të takojë edhe kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabakun dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026