11.5 C
Tirana
31 / 03 / 2026

Atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës/ Spiropali: Organet ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal

Drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar pas atentatit që u bë ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca mëngjesin e sotëm.

Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale kërkon që të organet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë këtë akt kriminal.

Ajo shpreh keqardhjen edhe për reagimin e Zef Hilës e të Sali Berishës, ku thotë se nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterur.

I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll.

E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve”, shkruan Spiropali.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x