35.6 C
Tirana
29 / 07 / 2026

Ngjarja në Shkozë, hetohet ku e gjeti armën 43-vjeçari. Vëllai i tij në polici: Dyshoja që Rolandi mbante pistoletë

Vrasja e kunatës me armë zjarri në Shkozë dhe më pas e vetes, nga Roland Sinani, ka shtyrë policinë për të hetuar mbi mënyrën se si 43-vjeçari kishte siguruar pistoletën me të cilën kreu krimin e rëndë.

Për të zbuluar këtë, hetuesit kanë marrë në pyetje vëllain e Rolandit, Erionin, bashkëshortin e Migenës që u vra nga 43-vjeçari në dhomën e gjumit në prezencë të vajzës së mitur.

Përpara grupit hetimor ai ka rrëfyer se ka patur dyshime se i vëllai i tij mbante armë zjarri.

Pavarësisht këtij dyshimi, por dhe faktit që Roland Sinani kishte shfaqur jo pak herë sjellje agresive, Erioni dhe familjarët e tij nuk rezultojnë ta kenë kallëzuar në polici atë.

Jo zyrtarisht policia thotë se 43-vjeçari, vuante nga probleme të shëndetit mendor, që sipas tyre u bë dhe shkak për krimin e rëndë.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës ku në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë dy prindërit e autorit dhe vajza e mitur e Migenës, ndërsa bashkëshorti i saj, Erion Sinani punonte shofer taksie gjatë natës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x