23.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

Sondazhi/ A do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale? Mbi 80% në Tiranë përgjigjen po

Numri i kryeqytetasve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale është rritur nga shkurti në mars me 0.6%. Por gjithashtu është rritur edhe numri i qytetarëve të Tiranës të cilët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit me 0.2% nga shkurti në mars. Ndërsa numri i atyre të cilët ende nuk e kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin lokal nga shkurti në mars ka pësuar një rënie me 0.8%.

Kur i shohim sipas votave ata që nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale duke krahasuar përgjigjet e shkurtit me ato të muajit mars rritja më e madhe është tek të pa identifikuarit politikisht me 7.9% pasuar nga votuesit e djathtë me 0.4% ndërsa tek votuesit e majtë nuk ka asnjë ndryshim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x