17.5 C
Tirana
10 / 05 / 2026

Finlanda zyrtarisht anëtare e NATO-s, në aktin e parë ratifikojnë kërkesën e Suedisë

Finlanda është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s ditën e sotme.

Sipas mediave të huaja, janë shkëmbyer dokumentet për anëtarësimin zyrtar të Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke e bërë atë anëtaren e 31-të.

Ministri i Jashtëm Peka Haavisto i dorëzoi një dokument sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në selinë e aleancës në Bruksel.

Në aktin e tyre të parë si shtet anëtar, ata miratuan ratifikimin e kërkesës suedeze për anëtarësim.

Finlanda fillimisht bëri një ofertë të përbashkët me Suedinë, përpara se përpjekjet e kësaj të fundit të pengoheshin nga Turqia.

Kujtojmë se gjatë vitit të fundit NATO ka qenë përballë shumë sfidave madhore, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x